VIDEO/ Kjo nuk është parë as në futbollin amator, taktikat e çuditshme të Totenham në goditjet e dënimit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lojtarët e Tottenham Hotspur kanë zhgënjyer edhe një herë tifozët e tyre, këtë herë në ndeshjen e 1/16-tën e Europa League. AZ Alkmaar fitoi 1-0 në shtëpi me autogolin e Lucas Bergvall në minutën e 18-të. Përveç rezultatit negativ, Spurs zhgënjyen edhe me lojën e tyre në fushë dhe këtë më së miri e tregon fakti se ata patën vetëm një goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes. “Taktikat” e çuditshme për gjuajtjet e lira që shpikën, treguan se ata vërtet nuk dinin se çfarë po bëjnë në fushë. James Maddison dhe Heung Min-Son provuan një lëvizje set dhe situata përfundoi në komedi. /Sport Ekspres/