VIDEO/ Kirurgjia e goditjeve të dënimit! Ishte në kohën e artë në Bundesligë, Alban Meha bëhet nostalgjik

Nëse flasim për lojtarin më të saktë dhe specialistin e goditjeve të dënimit, një prej futbollistëve shqiptarë më të dalluar ka qenë Alban Meha. Shpeshherë në klubin e tij dhe më pak në Kombëtare, mesfushori arrinte që të realizonte nga pozicione të pamundura.

Kulmin e arriti me Paderbornin në Bundesligë, atje ku ka tërhequr jo pak vëmendje me shënimet e tij. Megjithatë karriera nuk shkoi ashtu siç pritej ku pas Paderbornit, nisi aventura te Konaspor dhe më pas në nivelet më të ulëta të futbollit. Së fundmi Alban Meha bëhet nostalgjik dhe tregon një nga perlat e tij, që nuk përsëriten shpesh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *