Myrto Uzuni nuk ndalet me golat e shënuara te Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në një ndeshje të vështirë të ekipit të tij kundër Almerias në transfertë. Almeria ndodhet në vendin e dytë, por nëse Granada arrin të fitojë, do ta parakalojë.
Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1, teksa në minutën e fundit ishte Uzuni që arriti të shënonte. Shqiptari ka shpërthyer në festë dhe ka përsëritur idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, duke treguar se në stadiumin e Almerias është ai zoti i fushës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/