VIDEO/ Kean hyn për të ndryshuar ndeshjen dhe del me të kuq pas 31 sekondave, Roma mund Juventusin me një supergol

Roma ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme për objektivin e saj për këtë sezon. Verdhekuqtë kanë mposhtur minimalisht 1-0 Juventusin dhe lënë Milanin jashtë zonës së Champions League-s. Ndeshja u vendos nga një supergol i Mancini-t në minutën e 53-të. Juventusi u përpoq të ndryshonte rezultatin por pa sukses.

Allegri hedh në fushë Kean-in në minutën e 90, me shpresën për të sjellë një ndryshim në sulm, por sulmuesi prish çdo plan të trajnerit, teksa vetëm 31 sekonda pasi shkel në fushë ndëshkohet me karton të kuq. Juventusi renditet tashmë në vendin e 8 në renditje dhe me këtë humbje vështirëson pozitat e tij për pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *