Gerard Pique ka gjetur një mënyrë të re për të tërhequr vëmendje dhe për të fituar para. Ai themeloi kampionatin e tij në të cilën futbolli luhet sipas rregullave specifike. Është një kompeticion i quajtur “Liga e Mbretërve”. Ndeshjet luhen për 20 minuta, 7 kundër 7, dhe pesë lojtarë mbeten në stol. Pak ditë më parë u bë e ditur se në programin e së dielës do të luajë edhe një futbollist i njohur i La Liga-s, i cili është nën 30 vjeç. Në fund ndodhi. I maskuar nga koka te këmbët, “enigma” luajti për ekipin XBuyer kundër Kunisports.
Futbollisti me nofkën Enigma nuk bëri dot asgjë në humbjen me shifrat 0-1 të skuadrës së tij. Lojtari në fjalë kishte një kusht për të marrë pjesë në këtë kompeticion, se identiteti i tij duhej të ishte plotësisht anonim. Kështu ndodhi, teksa ishte i maskuar nga koka te këmbët dhe mbante emrin Enigma. Sipas mediave spanjolle ka shumë gjasa që futbollisti në fjalë të jetë Isco pasi është lojtari i lirë dhe së fundmi e ndërpreu kontratën me Sevillën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
.@6_9enigma ya ha llegado al CUPRA Stadium ?????#KingsLeagueJ2 #InfoJobs pic.twitter.com/LxmAkizCUX
— Kings League InfoJobs (@KingsLeague) January 8, 2023