VIDEO/ “’Kamikazi’ me uniformë arbitri”, Kukësi tregon moviolën dhe shpall “Non Grata” Juxhin Xhajën

Skuadra e Kukësit ka marrë një tjetër humbje të thellë brenda pak ditëve. Pa u mbyllur ende “plagët” nga disfata 4-0 me Partizanin, sot ishte Teuta ajo që i shkaktoi një tjetër tronditje, teksa e mposhti me shfrat 0-3. Një ndeshje e mbyllur mes polemikave kjo, pasi në kampin verilindor pretendonin për 3 penallti të padhëna përgjatë lojës.

Për këtë arsye, klubi kuksian ka reaguar përmes faqes së vetë zyrtare mbi çështjen e arbitrimit. Verilindorët kanë shpërndarë moviolën me gabimet e arbitrit Juxhin Xhaja, të cilin e shpallin “non grata” dhe kërkojnë të mos gjykojë herë tjetër ndeshje të tyre. Sipas ekipit të Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Reagimi i plotë i Kukësit

Futboll Klub Kukësi e sheh të domosdoshme të denocojë sot “kamikazin” me uniformë arbitri, Juxhin Xhaja i cili ka ndikuar në mënyrë direkte në rezultatin e ndeshjes Kukësi-Teuta. Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Kukësi ndëshjohet rëndë nga gjyqtarët dhe për më tepër, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi ku gjykimi ka qenë skandaloz.

Ne si klub, nuk arrijmë ta kuptojmë se si këto gjyqtarë të paaftë, gjykojnë në Kategorinë Superiore. Një gabim mund të jetë njerëzor, por kur bëhet çdo ndeshje dhe nga 2-3 raste për ndeshje, atëherë është diçka tendencioze.

Klubi i Kukësit e shpall “Non Grata” “arbitrin” Juxhin Xhaja dhe kërkon nga institucionet e futbollit në vend të mirren masa karshi tij. Klubi i Kukësit nuk pranon që ai person, të gjykojë më ndeshjet tona. Ne do të jemi me sy e veshë nga FSHF dhe Liga Profesioniste deri në momentin kur Xhajës dhe të gjithë “shokëve” e tij t’iu tregohet vendi që meritojnë. Na lini të luajmë futboll, sepse investimet tona, nuk janë investime për t’u shkelur nga paaftësia e atyre që gjykojnë ndeshje.

Rasti 1 – Prekje e dukshme me dorë në zonë, por vetëm Juxhin Xhaja nuk e sheh.

Rasti 2 – Ndërhyrje nga mbrapa ndaj Eze në zonë. Jo vetëm që nuk jepet penallti, por Juxhin Xhaja akordon edhe faull kundër Kukësit. Arsyeja? E di vetëm ai.

Rasti 3 – Goli i dytë i shënuar nga Teuta, nis nga një aksion në pozicion jashtë loje.

Në këtë ndeshje ka pasur edhe një penallti të padhënë në minutën e 76, ku Eze tërhiqet nga fanella në zonë por Xhaja lejon loja.


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *