Chelsea ka marrë një fitore me rezultatin minimal 1-0 kundër Zenit St. Peterbourg-ut. Sulmi nuk shkëlqeu këtë mbrëmje në Champions League, ndërsa emocionet e vërteta i dhuroi një mbrojtës. Rudiger. Futbollisti gjerman ka magjepsur tifozët me vrapimin e tij të pandalshëm.
Rudiger ka marrë një top në afërsi të zonës së dhe nuk e ka menduar dy herë të çajë përpara i vetëm dhe me sferën në këmbët e tij. Askush nuk arrin ta ndalë, ndërsa në pak sekonda lojtari i Chelsea-t e sheh veten në zonën e rusëve.
Pasi shmang dy prej mbrojtësave gjen hapësirën për të goditur, por fatkeqësisht topi shkon jashtë. Një iniciativë fantastike kjo e Rudiger, i cili e bën fushën e “Stamford Bridge“ të duket si një kalçeto, por që në fund nuk ia del ta finalizojë gjithçka me një gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/