I pabesueshëm mund të jetë rezultati final në stadiumin “Luixhi Ferraris” për tifozët e “zonjës së vjetër”. Juventusi ishte duke udhëhequr me anë të një goli për notën 10 të shënuar nga Dibala në minutën e 48, por futbolli rezervon të papritura dhe ndeshja merr një tjetër rrjedh në fazën e fundit të saj. Në minutën e 84-t VAR-i anullon një penallti për bardhezinjtë, ndërsa vetën 3 minuta më vonë Gundmundson rikthen baraspeshën.
E si për të mos u mjatuar me kaq, kur po kronometroheshin sekondat e fundit të 6 minutave shtesë, gjytari sinjalizon një penallti në favor të Xhenoas. Vendimi i kryesorit të takimit kundërshtohet nga fanellat bardhezi, por VAR-i i jep dritën jeshile gjyqtarit. Krishito qendron pas topit në pikën e bardhë të 11 metrave dhe prej aty e çon pas shpinës së portierit kundërshtar.
Goli ndiqet më pas nga festa e shfrenuar e lojtarëve të Xhenoas dhe tifozëve të saj, që mposhtin kështu Juventusin me rezultatin 2-1. Trepikësi i sotëm i jep vendasve shpresë te mbijetesa, duke qenë vetëm 1 pikë larg zonës së sigurt. Ndërkohë, Juventusi i prish punë vetes më këtë humbe, duke lëkundur edhe pozitat për vendin e 4-t, pasi Lacio dhe Roma janë ende matematikisht në garën për Ligën e Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Look at what this goal meant to Domenico Criscito, his teammates, and the Genoa fans.
This is the passion of calcio. ?? ??
(? | @CBSSportsGolazo) pic.twitter.com/fh3CelNqbf
— Raffaele (@ItalianoCalcio) May 6, 2022