“Juventusin e ndihmojnë arbitrat”! Sa e sa herë është dëgjuar të thuhet kjo frazë, duke e vënë “Zonjën e Vjetër“ në qendër të kritikave. Por vendimet e marra nga gjyqtarët mbrëmjen e sotme dëshmojnë të kundërtën. VAR-i iu kthye në makth Juventusit, teksa i anulloi dy gola kundër Veronës.
Moise Kean-i arriti të zhbllokonite shifrat në minutën e 13, por festa e tij ishte e pavlefshme. Arsyeja? Këpuca e tij ishte disa milimetra në pozicion jashtë loje. Pamjet e vijës së VAR-it po bëjnë xhiron e mediave, teksa diferenca mes Kean-it dhe lojtarit të Veronës ishte thuajse e padukshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
È finito il calcio pic.twitter.com/e81kSlsZOJ
— Onore alla Sud (@Juventus_a_vita) October 28, 2023