Juventusi dhe Ronaldo mbeten akoma “gjallë” në Seria A, duke fituar thellë 4-1 përballë Udinezes. Ndeshja nisi me një gol të De Paul, i cili u anullua si pasojë e tenkologjisë VAR. Më pas Kristiano Ronaldo tregon pse është një nga lojtarët më të mirë në botë, teksa shënoi dopietë dhe ngjitet në kuotën e 14 golave dhe mbanin vendin e parë në tabelën e golashënuesëve.
Golat e tjerë të Juventusit u shënuan nga Kieza dhe Dibala, ndërsa nga ana tjetër ishte Zegelar ai që shënoi golin e “nderit” për miqtë. Me këtë fitore juventinët ngjiten në vendin e 5-të dhe ndodhen 10 pikë larg nga vendi i parë, por me një ndeshje më pak./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
CRISTIANO RONALDO'S 758TH GOAL OVERTAKING PELE'S OFFICIAL GOAL TALLY OF 757.https://t.co/Wn3WMR2uGn
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) January 3, 2021