VIDEO/ Jurgen Celhaka përfundon në ekipin e dytë të Legias! Leksion të rinjve, dhuron pasim fantastik te goli

Jurgen Celhaka nuk është preferuar nga trajneri i ri i Legias, ndryshe nga Ernest Muci. Mesfushori shqiptar nuk gjendet as në stol në disa takime të gjigandëve polakë. Por lojtari shqiptar është shfaqur në ndeshjen e sotme, në ekipin e dytë të Legias.

Këta të fundit po barazojnë me shifrat 2-2 kundër Mlaëas. Vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa në minutën e 27 ishte Legia që barazoi rezultatin. Goli u krijua pikërisht nga këmbët e Celhakës që i ka dhënë leksion të rinjve të skuadrës me topin e hedhur prapa shpinës së kundërshtarëve. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *