Interi arriti të fitonte me shifrat 0-2 kundër Benfikës. Autori i golit të parë ishte Barella, por në të dytin shënoi Lukaku. Ky i fundit nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë pas 11-metërshit të fituar falë prekjes së topit me dorë të Joao Marios.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Interit dhe më pas do t’i bashkohej Benfikës. Por mesfushori dëmtoi portugezët dhe i dha një dorë të madhe ish-ekipit për të shkuar sa më larg në Champions, nëse nuk do të ketë befasi në ndeshjne e radhës. “Joao Mario është Kali i Trojës”, ishin disa nga komentet mes batutave në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/
Benfica to Inter when getting Joao Mario #BenficaInter https://t.co/aRyNkAgzfq
— Çalha (@Albinterista) April 11, 2023