VIDEO/ Java e parë apo e fundit? Realizime të mahnitshme te Laçi-Vllaznia! Shkodranët fitojnë mes 8 gola në transfertën e vështirë

Spektakli i vërtetë në Superiore erdhi nga Laçi-Vllaznia që përfundoi 3-5. Me siguri që do të jetë e vështirë që një tjetër përballje ta kalojë këtë takim për atë që u ofrua në fushë, ku shumë gola u realizuan në mënyrë të bukur dhe nga distanca. VAR ndihmoi Vllazninë në minutat e para duke akorduar penallti të drejtë pas ndërhyrjes së gabuar të Igantovic.

Latifi nuk gaboi nga 11 metrat dhe më vonë do të ishte shkëputja e Aralica që i la targën gjithë kundërshtarëve, që nxori  me portën bosh Da Silvan duke gjetur golin e dytë. Nëse mendohej si ndeshje e mbyllur, Zarubica kthehet në lojtar fantastik duke shënuar dy gola në 5 minuta. Afrimi i kurbiansve shkëlqeu edhe në Europë, ndërsa demostrojë vlerat edhe në javën e parë të Superiores.

Aralica riktheu avantazhin te Vllaznia në minutën e 42, ndërsa kur pritej që lojtarët të shkonin në dhomat e zhveshjes dhe të pushonin pak pas gjithë spektaklit, Lushkja thotë fjalën e fundit me gjuajtjen nga distanca që vetëm rrjeta e ndal. Ndërkohë ndeshjen e ka vendosur goli i Gurishtës që në minute e 47, ndërsa për të përmbyllur gjithçka mendoi i sapofuturi Kaina me një tjetër realizim spektakolar. /Sport Ekspres/
Laçi-Vllaznia 3-5 Zarubica 34′, 39′, Lushkja 45’/ Latifi p 10′, Da Silva 25′, Aralica 42, Gurishta 47′, Kaina 95′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *