Rajo Vajekano ka barazuar në shifrat 1-1 në transfertën e sotme kundër Valencias. Miqtë gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës, duke shënuar që në minutën e 9 me anë të Santi Komesanjas. Valencia merr në duart e saj kontrollin e lojës, por rezultati qendron në favor të Rajos deri në minutën e 82-të të takimit.
Ivan Balliu prek topin me dorë në zonën e tij, duke shkaktuar kështu penallti për kundërshtarët. Mbrojtësi shqiptar ishte i pafat mbrëmjen e sotme, teksa VAR-i nxjerr në pah topin që prek dorën e tij. Nga pika e bardhë e penalltisë Klajverti e dërgon topi në rrjetë dhe i heq fitoren nga duart Rajo Vajekanos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOAL | Valência 1-1 Rayo Vallecano
Justin Kluivertpic.twitter.com/vCdnuRVpch
— VAR Tático (@vartatico) April 3, 2023