Italia arrin me sukses objektivin kryesor në Ligën e Kombeve, duke u rithyer sërish në majat e Europës. Me fitoren ndaj Bosnjës së Hercegovinës, axurët konsoliduan vendin e parë në klasifikim, me një pikë më shumë sesa kundërshtari kryesor, Holanda. Golat u shënuan nga sulmuesi i Torinos, Belloti dhe ai i Sasuolos, Berardi.
Bosnja Hercegovina ishte e pafuqishme për të përballuar forcën e italianëve që edhe pse vinin me mungesa si Verrati dhe Imobile, luajtën një lojë të shkëlqyer. Vendi i parë në Ligën A ka të drejtë të luftojë për titullin kampion të Ligës së Kombeve. Kjo do të thotë që Italia do t’i bashkohet Belgjikës, Francës dhe Spanjës, të cilat do të garojnë për fitimin e trofeut./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Goals to Belotti and Berardi for Italy vs Bosnia in the #NationsLeague that sees them finish in 1st place in Group A. #BosniaItaly #BIHITA https://t.co/oDgVNPAoIf
— David Ferrini (@davidferrini_) November 18, 2020