VIDEO/ Ishte magjia e lëshuar nga këmbët e lojtarit shqiptar, goli i Ernest Muçit zgjidhet si më i bukuri

Ernest Muçi ka lëshuar predhën e vërtetë në ndeshjen mes Legias dhe Ëislas. Në javën e parë të kampionatit do të vinte edhe kryevepra e parë e ish-futbollistit të Tiranës. Duke mos e menduar dy herë goditjen nga distanca, topi do të përfundonte në cepin e rrjetës në mënyrë spektakolare.

Në Poloni është zgjedhur si goli më i bukur që është realizuar sa i përket javës që lamë pas. Një vlerësim që ngre Ernest Muçin edhe në aspektin psikologjik pas vështirësive të mëdha që hasi në përshtatjen me Legian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *