VIDEO/ Ishte “Lionel Mesi i veshur si Collado”, Rei Manaj shfrytëzon pasimin magjik dhe e ndal arbitri

Barcelona ndodhet në një krizë totale, por aspak shpresuese nuk është situata që paraqitet në krahun e ekipit të dytë. Katalanasit e vegjël kanë marrë një tjetër humbje në kampionat duke dështuar 1-0 në transfertën ndaj Llagostera. Ashtu siç është parë edhe në ndeshjet e kaluara, problemi për gjetjen e golit nuk e ka një zgjidhje. Rei Manaj do të luante nga minuta e parë në këtë përballje dhe arriti vetëm në një rast që të dërgonte topin në rrjetë.

Pikërisht pas një pasimi magjik të Collado, yllit të ri të Barcelonës që krahasohet me Lionel Mesin. Për më tepër pasimi i dhuruar prej tij te Rei Manaj ishte pikërisht një nga ato shpikje që mund ta nxjerrin këmbët e Mesit, por që këtë herë vinte me fanellën e Collados. Sulmuesi shqiptar arriti që ta shfrytëzojë mundësinë e artë, por arbitri i ndali festimin për të treguar pozicionin jashtë loje. Manaj do të largohej nga fusha e lojës në minutën e 83 dhe vetëm dy minuta më vonë katalanasit humbën edhe mundësinë për të barazuar me 11-metërsh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *