Atalanta arriti që të fitonte ndaj Lacios në shifrat 0-2 në transfertë. Ky takim ishte edhe një derbi shqiptarësh mes Berat Gjimshitit dhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran ka qëndruar deri në minutën e 58 në fushë, duke i lënë vendin Lazarrit.
Por në minutën e 49 të takimit, 20-vjeçari i Atalantas, Hojlund, do t’i jepte një dush të ftohtë lojtarit shqiptar. Pavarësisht se Hysaj ndodhej përpara tij dhe duhej ta mbyllte në shpejtësi pas shkëputjes së topit përpara, Hojlund jo vetëm që arriti ta kalonte, por e la shumë pas vetes. /Sport Ekspres/