Në “Kamp Nou” është duke u luajtur akti i parë mes Barcelonës dhe PSG-së. Të dyja skuadrat janë në shifrat e barabarta 1-1, por një momenti i dyshimtë ka bërë që të shpërthejnë polemikat për këtë sfidë. De Jong rrëzohet në zonë në minutën e 27 dhe arbitri akordon 11 metërsh, që më pas përkthehet në gol nga Leo Mesi.
Por a kishim të bënim apo jo me një penallti? Hijet e dyshimit janë të larta, teksa pamjet tregojnë se është pikërisht këmba e tij që pengon De Jong dhe jo ajo e kundërshtarit. Megjithatë çfarë ka ndodhur nuk mund të kthehet më pas në këtë rast, pavarësisht se mund të vendosë shumë sa i përket rrugëtimit të ekipeve në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#RoboAlPSG #VolAuPSG pic.twitter.com/Da56UG5oIt
— Me llaman JoeJoe ?? ? (@jsalamaf) February 16, 2021