VIDEO/ Ironia e fatit! Ronaldo la Juventusin për Champions-in, bardhezinjtë fitojnë pa mundime pa yllin portugez

Juventusi ka lënë pas tre rezultatet negative të Serisë A, me një fitore spektakolare në Suedi ndaj Malmos. Bardhezinjtë i mbyllin llogaritë e fitores që në pjesën e parë, ku arritën të shënojnë 3 herë në portën e vendasve.

Goli i parë u shënua nga lojtari më i kritikuar i momentit nga tifozët, Alex Sandro në minutën e 23-të. Në të 45-tën Dybala shënon golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa vetëm 1 minutë më vonë Morata trefishon shifrat dhe mbyll gjithçka në 0-3.

Juventusi arrin të fitojë pa Ronaldon, teksa ironik është fakti që portugezi u transferua në Manchester United për të fituar Champions League, por skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-1 nga Young Boys./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Zakstudios3/status/1437875508562255879

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *