VIDEO/ Interi merr kryesimin e Seria A, Parma ia fal fitoren Milanit në minutat e fundit

Milani është rikthyer te fitorja në Seria A, teksa ka fituar me rezultatin 0-1 ndaj Parmës. Tre pikë aspak të lehta këto për kuqezinjtë, që gjenden në mes të tabelës dhe në një krizë totale.

Por për t’i qetësuar disi lojtarët e Piolit, ka menduar Parma me një gabim të madh në minutat e fundit të takimit. Pikërisht në të 89, ku Theo Hernandez ka arritur të dërgojë topin në rrjetë. Madje festa dhe çlirimi ka qenë aq i madh, aqsa lojtari që gjeti golin është ndëshkuar me karton të verdhë. Nga ana tjetër është Interi që merr kryesimin në Seria A, duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj SPAL dhe falë dopietës së Martinez, ka përfituar nga gabimi i Juventusit. /Sport Ekspres/