Edhe pse disa minuta na ndajnë nga derbi mes Tiranës dhe Partizanit, tifozët vazhdojnë të jenë më të shumtë në numër jashtë stadiumit “Air Albania” se sa në shkallët e tij. Duke ditur edhe rëndësinë e ndeshjes policia ka vendosur të ndërmarrë masa të rrepta sigurie, në mënyrë që shmangen incidentet.
Por rregullat e policisë janë përplasur me ato të ultrasve, me këta të fundit që refuzojnë kategorikisht t’u tregojnë mjetet e tyre të identifikimit. Pas çarjes për pak minuta të rrethimit policor, tashmë një punonjëse e rendit është goditur fizikisht prej njërit prej tifozëve. Sipas asaj që raporton “Supersport” një shishe uji e hedhur në drejtim të saj ka sjellë edhe këtë incidenet në hyrjen e stadiumit “Air Albania”. Ndërkohë pas këtij episodi është vënë re edhe një ekzaltim i turmës së tifozëve të gjendur në hyrjen e stadiumit./Sport Ekspres/