VIDEO/ I zvogëlon hapësirën dhe jep asist, Klaus Gjasula “tregon muskujt” me fitoren kundër Shalke 04

Klaus Gjasula është një lojtar shumë më i mirë sesa kategoria ku luan, në nivelin e dytë të futbollit gjerman. Mesfushori shqiptar u infektua me Koronavirus dhe kishte humbur tre ndeshjet në kampionat me Darmstad, pas periudhës së ndeshjeve të tetorit me Kombëtaren. Trajneri i ka besuar menjëherë si titullar pas rikthimit, ndërsa Gjasula vlerësohej si një nga më të mirët.

Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, teksa Darmstadi heshti Shalke 04 në transfertë, duke fituar me shifrat 2-4. Klaus Gjasulës iu regjistrua edhe një asist në golin e dytë, megjithëse për të qenë të drejtë, e gjithë merita ishte e autorit të golit për mënyrën sesi e dërgoi topin në rrjetë. Por edhe në këtë rast vërtetohet aftësitë e Gjasulës që ka për t’i zvogëluar hapësirën rivalëve, duke i detyruar që të gabojnë në pasimin e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *