VIDEO/ I vetmi moment ku arrin të driblojë 3 lojtarë të Burnley, Armando Broja nuk e heq topin nga këmba

Armando Broja e ka nisur nga minuta e parë me Chelsea-n edhe pas rikthimit të sulmuesit kryesor, Jackson. Ky i fundit është projektuar për të qenë titullar, por do të ketë konkurrencën e lojtarit të Shqipërisë.

Në pjesën e parë kundër Burnley e mbyllur me shifrat 1-1, paraqitja e Brojës nuk ka qenë shumë pozitive. Sulmuesi ka arritur vetëm në një moment që të lërë mbrapa tre lojtarë, por e ka paksa të vështirë që të shkëpusë topin nga vetja për pasim deri në momentin që kundërshtari ia merr. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *