Xhani De Biazi u përball mbrëmjen e sotme me Serbinë, por këtë herë ndodhej i ulur në stolin e Azerbajxhanit. Trajneri italian e njeh mjaft mirë këtë kundërshtar, me të cilin ka kujtime që ndoshta nuk do i harrojë kurrë, ato të mbrëmjes së famshme të Beogradit, ku tifozët serb flakën tutje parimet e sportit dhe hynë në fushë për të dhunuar lojtarët e Kombëtares kuqezi.
Ndeshja e sotme ka përfunduar me shifrat 1-2, ndërsa Azebajxhani ishte pranë barazimit, që do i jepte pikën e parë në këto kualifikuese. Serbia gjen rrugën e rrjetës shpejt me Mitroviç, që shënon në minutën e 16. Me fillimin e pjesës së dytë azerët barazojnë gjithçka nga pika e bardhë e penalltisë, një rezultat të cilin do e mbanin deri në minutën e 81-të. Kështu, kur loja kishte hyrë në minutat e fundit, ishte sërish Mitroviç ai që zgjidh çdo gjë për Serbinë me një gjuajtje nga jashtë zone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Decisivo! Mitrovic arrisca da entrada da área e coloca a Sérvia na frente contra Azerbaijão. Maior artilheiro da seleção, o atacante marca o segundo dele na partida.
— Meia Ofensivo (@meiaofensivo) March 30, 2021