Interi po vazhdon formën mbreslënëse në Seria A dhe duket e pamundur që zikaltërit të ndalen në rrugën drejt titullit kampion. Në mbrëmjen e djeshme është fituar në shifrat 0-1 kundër Bolonjës falë realizimit të Romelu Lukakut.
Ky i fundit ka shtyrë topin drejt rrjetës duke u ndihmuar edhe nga fati me trajtektoren që mori topi pas devijimit të portierit kundërshtar. Kështu Lukaku kishte mundësinë që ta shoqëronte topin përtej vijës.
E menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi i Interit ka shkruar në “Tëitter”: “Thjesht po sigurohem që topi e kaloi vijën”. Këto fjalë vijnë në adresim për Kristiano Ronaldon, teksa ylli portugez shpërtheu në Beograd pasi i anuluan golin e rregullt ku topi e kishte kaluar vijën, por arbitri nuk e pa në të njëjtën mënyrë. /Sport Ekspres/
Just making sure it goes over the line … pic.twitter.com/3YrCjTEaz6
— R.Lukaku Bolingoli9 (@RomeluLukaku9) April 3, 2021