VIDEO/ I gjithë stadiumi thërriste në kor “majmun”, mesazhi që Viniciusi i dha mes nervave tifozëve të Gironës

Mbrëmja e sotme ishte e gjitha për t’u harruar për Viniciusin. Si për të mos mjaftuar rezultati përfundimtar 4-2, sulmuesit brazilian i është dashur të përballet edhe me thirrjet rraciste të tifozerisë kundërshtare. Në momentin që lojtari i Realit të Madridit shënoi golin që i çoi shifrat në 2-1, i gjithë stadium nisi të thërriste në kor “majmun”.

Një veprim që nuk është pritur mirë nga Viniciusi, i cili mes nervave i ka dhënë kundërpërgjigjen e tij tifozëve. Braziliani është fokusuar nga kamerat duke prekur stemën e trofeut të Kupës së Botës për Klube, duke i dhënë mesazhin të pranishmëve në tribuna se është në majën e futbollit botëror dhe se thirrjet fyerëse nuk e ndalin në rrugën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *