Tradita e kërkon që lojtari më i ri i klubit të prezantohet me këngë. E pikërish kjo e ka pasuar transferimin e Jamir Hykaj në Izrael. Mesfushori shqiptar i është bashkuar skuadrës së Ness Ziona, aty ku veç të tjerëve e ka pritur edhe Sabien Lilaj.
Në një video të publikuar në rrejetet sociale të këtij të fundit shihet performanca e Hykaj përpara shokëve. Xhamadani vija-vija ishte kënga e përzgjedhur nga shtatshkurti i cili në performim u ndihmua nga telefoni i tij për të kujtuar tekstin. Kjo ka shkaktuar të qeshura në tavolinën ku ishte mbledhur i gjithë ekipi përshkak të tingujve që Hyka u mundua të krijonte, duke bërë që edhe Lilaj të shpërthente në gas nga bashkëkombasi i tij. Padyshim mikpritja më e mirë që mund t’i bëhej Jamir Hyka./Sport Ekspres/