Nga Klaudio Ndreca
Huqi i vjetër, shtylla! Tifozët e Shqipërisë e dinë më së miri sesa vuhet në raste të tilla me Sokol Cikalleshin, që fatin nuk e ka asnjëherë në krahë. Këtë herë vazhdohet në Turqi me ekipin e Akhisaspor.
Këta të fundit janë duke luajtur përballë Umraniyespor dhe ndeshja vazhdon në shifrat 0-0. Një penallti e fituar në minutën e 39 të takimit iu besua Sokol Cikalleshit. Ky i fundit është nisur duke goditur direkt shtyllën, për të shpërdoruar në këtë mënyrë mundësinë e artë për skuadrën e tij. E sigurisht që kjo nuk mund të përtypej lehtë nga trajneri që nuk e ka lënë më tepër sesa 20 minuta në pjesën e dytë për ta zëvendësuar me Guneren. /Sport Ekspres/