Mbyllet takimi, Partizani-Vllaznia 1-0 Mensah 25′
Partizani e provoi me të gjitha mënyrat që ta eliminonte Vllazninë, por shkodranët kanë marrë humbjen më të ëmbël të sezonit. Ekipi i Josës u mund 1-0 në ditën e sotme, por për shkak të fitores 3-1 në takimin e parë, arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë nga Mensah pas gabimit fatal të Gurishtës.
Në pjesën e dytë të kuqtë e shtuan ndjeshëm ritmin. Në disa raste Qarri dhe në të tjera fati, e shpëtuan Vllazninë nga pësimi i golit. Tedi Cara shënoi golin e 2 në minutën e 87, por teksa të gjithë po festonin, VAR ndërhyri dhe goli do të anulohej pasi Da Silva kishte shkaktuar faull më parë. Dy raste të tjera të rrezikshme kishte Partizani në sekondat e fundit të takimit, por në fund është Vllaznia që feston. /Sport Ekspres/
Partizani: Rexhepi, Preka, Menish, Bilali, Zuna, Buxhelaj, Hoti, Matondo, Mensah, Cara, Selmani.
Vllaznia: Qarri, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Marku, Heriç, Hoxhaj, Çoba, Balaj.