VIDEO/ Humbi tre shanse të arta para portës së Udinezes, Tuchel e lë Armando Brojën në dhomat e zhveshjes

Armando Broja e nisi nga minuta e parë në ndeshjen e sotme kundër Udinezes. Pas asaj ndeshje të zhvilluar në mbrëmjen e djeshme, Chelsea dhe ekipi italian arritën dakortësi për të tjetër miqësore, këtë herë me dyer të mbyllura.

Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë, teksa humbi tre raste të pastra shënimi, të cilat nuk i falte kurrsesi më parë. Sigurisht, duhet të kujtojmë që Broja vinte nga dëmtimi dhe ishte hera e parë që rikthehej në fushë për të marrë minutat. Ndërkohë menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, Tuchel ka zgjedhur që ta lërë në dhomat e zhveshjes Brojën, për ta hequr nga fusha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *