Vllaznia-Kastrioti 3-1 Aralica 10′, Hoxhaj 18′, 55’/ Ajazi 80′
Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat pas disa rezultatesh jo të mira të ndeshjeve të fundit. Ardit Hoxhaj arriti që të realizonte dopietë dhe ishte njeriu i ndeshjes, ndërsa goli i Aralicës hapi gjithçka në minutën e 10. Kastrioti shënoi me Ajazin për të ngushtuar shifrat në 3-1, që i shërbejnë vetëm statistikave.
Krutanët e kishin humbur tërësisht shpresën dhe dukeshin të pafuqishëm gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ishin ende të përhumbur pas eliminimit nga Flamurtari në Kupë. Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e tretë dhe pret me interes ndeshjen Kukësi-Tirana. /Sport Ekspres/
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Mustedanagiç, Aralica, Hoxhaj, Latifi
Kastrioti: Vata, Neziri, Karakaçi, Olajemi, Kodra, Prodani, Onanuga, Mudrazhija, Rami, Basha, Greca