Futbolli është për burra! Është ajo që dëgjojmë shpesh herë në thuajse çdo para dhe pas ndeshje. Një lojë aq popullore por edhe agresive duke qenë se edhe protagonistët në fushë janë të tillë. Kampionate si ai anglez, hollandez e gjerman të japin atë ndjesi dhe shije se futbolli luhet i shpejt dhe i ashpër ndaj kundërshtarit.
Një tjetër model na vjen në ndeshjen mes Getafe dhe Ajax. Nyom, mesfushori i spanjollëve, gjatë një dyluftimi me sulmuesin Babel, e gjenë veten të shtrirë në tokë. Veprimet e tij u dukën disa të ekzagjëruara nga sulmuesi i Ajax i cili për të ironizuar nisi të kryejë të njejtën gjë. Një tregues që në Holllandë e dashurojnë futbollin e ashpër dhe me duele pasi vet entuziazmi dhe presioni e ofron një ambjent të tillë. Megjithatë sulmuesi i Ajax gjeti kundërshtarin e gabuar për të përdorur forcën e tij./Sport Ekspres/
Ryan Babel won the Europa League tonight. Absolutely brilliant. https://t.co/xrvjXb1JUu
— Peter Guckian (@GuckianPeter) February 20, 2020