Arsenali ka pasur një sezon aspak të qëndrueshëm, teksa topçinjtë nuk arrijnë të bëjnë disa fitore radhazi. E njëjta gjë ka ndodhur ditën e djeshme, ku londinezët barazuan me rezultatin 1-1 me Benfikën. Pavarësisht barazimit, duket se vëmendja kryesore ka shkuar tek sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerik Aubemajang, i cilit i kthehen “hijet” e humbjeve të rasteve flagrante.
Në minutën e 18-të, kur ndeshja ishte akoma 0-0, Aubameyang mori një pasim në zonë dhe i vetëm me portën bosh, nuk arriti të shënonte. 31 vjeçari nuk mund t’i besonte syve se çfarë kishte humbur. Teksa në 6 ndeshjet e fundit kishte shënuar 6 gola, sulmuesi i Arsenalit rikthehet tek humbjet “trashanike” në ndeshjet mjaft të rëndësishme.
Kujtojmë që 11 muaj më parë, një gabim i tmerrshëm, ku Aubamejang humbi një rast me portën bosh, i kushtoi Arsenalit eleminimim nga Europa Ligë ndaj Olimpjakosit. Në rast se Arsenali eleminohet përsëri nga Europa Ligë, e gjithë urrejtja e tifozëve do të bjerë mbi këtë lojtar. Pas përfundimit të ndeshjes, mbështetësit e Arsenalit kanë kryqëzuar Aubamejangun në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Aubameyang… pic.twitter.com/YgmpGDAe50
— Manolo (@Guimariste) February 18, 2021