Ergys Kaçe ka shënuar golin e parë me Arisin, duke shpresuar se do të rigjejë formën më të mirë. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 60 të takimit në përballjen kundër Atromitos. Ndeshja ishte në shifrat 2-0 dhe Aris gjendej me një lojtar më pak në fushën e lojës pas daljes me karton të kuq të Rose.
Megjithatë kjo nuk i ndaloi që të arrinin te barazimi në shifrat 2-2. Gjithçka nisi në minutën e 60, atje ku trajneri i Arisit zgjodhi që të fuste në fushën e lojës Ergys Kaçen dhe të largonte Ganean. Ishte hera e parë që mesfushori shqiptar e kapte topin në minutën e 61 dhe me një devijim të ëmbël arriti që ta dërgonte në rrjetë, për të mposhtur portierin kundërshtar. /Sport Ekspres/