Portugalia ishte mjaft e pafat mbrëmjen e sotme teksa është mposhtur me rezultatin minimal nga Belgjika. Portugezët tentuan 24 raste për gol por nuk arritën të shënonin, ndërsa nga ana tjetër Belgjika me të vetmin goditje në portë arriti të realizojë. Në fund Cristiano Ronaldo ishte mjaft i dëshpëruar në përfundim të ndeshjes duke hedhur shiritin dhe jo pa shkak, pasi ndeshja përballë Belgjikës mund të jetë e fundit për sulmuesin e Juventusit në kampionatin europian.
Europiani i ardhshëm do të jetë pas 3 vitesh dhe Ronaldo do të mbushë 39 vjeç. Në këtë moshë një pjesë e mirë e lojtarëve kanë dhënë dorëheqje nga Kombëtarja e tyre dhe të njëjtën gjë mund të bëjë dhe Ronaldo, pasi pas të 30-tave rendimenti i lojtarëve bie vit pas viti. Botërori i Katarit mund të jetë hera e fundit që shohim Ronaldon të veshë fanellën e Portugalisë. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/CrewsMat19/status/1409276196194557954
https://twitter.com/dhruvzz8/status/1409254765981229058