VIDEO/ “Hë?”! Të gjithë po qeshin me deklaratën e portierit të Kroacisë, “po fluturonte” dhe gjendej vetëm fizikisht para gazetarit

Livakovic është heroi i madh i Kroacisë. Portieri i Dinamos së Zagrebit dërgoi në shtëpi favoritin më të madh për të fituar Botërorin, Brazilin. Një moment qesharak erdhi në përfundimin e takimit.

Portieri i Kroacisë ishte vetëm fizikisht para gazetarit për të dhënë konferencën e tij, pasi me mendjen po fluturonte. “Një mrekulli, një ëndërr”, tha Livakovic. I pyetur sërish nga gazetari, portieri ishte jo pak konfuz: “Hë? Një ëndërr, një ëndërr, një ëndërr”, tha mes të tjerash Livakovic që “u zgjua”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *