VIDEO/ “Hap rrugën dhe tunel te lojtari tjetër”! Rei Manaj ishte “mbreti” i Barcelonës, fluks interesimesh pas tre golave

Rei Manaj ka shënuar tre gola me Barcelonën A duke marrë rolin e protagonistit në miqësoren kundër Gimnastic. Sulmuesi shqiptar ka marrë jehonën e mediave spanjolle, ndërsa “AS” e përshkroi ndeshjen në pak fjalë: “Manaj ishte mbreti”. Mes të tjerash, një moment interesant ishte nga ndeshja në minutën e 80.

Manaj arrin që të fitojë duelin fizik për të hedhur në tokë kundërshtarin dhe menjëherë i bën “tunelin” tjetrit. E gjithë kjo paraqitje nuk ka kaluar pa vëmendje, teksa mediat spanjolle kanë raportuar se menjëherë pas shënimit të golave janë shtuar interesimet për situatën e Manajt që pritet të largohet nga Barcelona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *