Armando Broja ishte ylli i Shqipërisë në këto takime të shtatorit. Pasi u la në tribunë ndaj Polonisë, sulmuesi i Southampton ka treguar diferencën në fushën e lojës. Fitorja ndaj Hungarisë erdhi falë tij, teksa për 85 minuta askush prej futbollistëve të tjerë nuk ishin në gjendje për të tundur rrjetën, pavarësisht rasteve të krijuara.
Një prekje, një gjuajtje dhe një gol. Këtu bëhet diferenca e një sulmuesi të vërtetë apo jo? Sigurisht, ndaj San Marinos vetëm vallëzon me kundërshtarët dhe u tregon nivelin e vërtetë ku gjenden përpara tij. Më poshtë gjeni pak nga performanca e djaloshit tonë magjik, Halandi i Shqipërisë. /Sport Ekspres/