Vetëm 20 vjeç, por mosha nuk e ndal aspak të “pushtojë“ arenën e më të mirëve. Champions League është habitati i Erling Haland. “Djaloshi magjik” debutoi vitin e shkuar në këtë kompeticion, por menjëherë arriti të lërë shenjë. Sulmuesi norvegjez ka tundur dy herë rrjetën e Klub Bryzh në pjesën e parë të ndeshjes, duke shkuar kështu në kuotën e 14 golave në 11 ndeshje të luajtura në total në kompeticionin më të lakmuar për klube.
Statistikat flasin vetëm për të dhe janë vërtetë të frikshme. Nga dita në ditë Haland tregon se një e ardhme e ndritur e pret përpara. Nëse epoës së Mesit dhe Ronaldos mund t’i vijë fundi së afërmi, një tjetër epokë do të lindë. Ndosha ajo e Erling Haland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/goalkajuv3/status/1324087612047564801