Feronikeli ka bërë detyrën ndaj KEK-ut të vendit të fundit, teksa ka fituar në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-0. Ka mjaftuar një gol i realizuar nga sulmuesi Kastriot Rexha, i cili shënoi në fundin e pjesës së parë. Me rëndësi tre pikët, pasi kanë shumë vlerë duke parë edhe humbjen e Prishtinës.
Bardhekaltrit e drejtuar nga Mirel Josa kishin një transfertë të vështirë me Llapin dhe është një “ish” ai që e ka ndëshkuar Prishtinën. Sulmuesi Ahmed Januzi, i cili vjet luajti me skuadrën kryeqytetase, shënoi në fillim të pjesës së dytë dhe Llapi fitoi me rezultatin 1-0.
Kështu, Prishtina shikon t’i shkëputet Feronikeli me pesë pikë dhe çështja e titullit kampion bëhet edhe më e vështirë. Tanimë hapet gara edhe për vendin e dytë, pasi Llapi me këtë fitore i është aruar me dy pikë.
IPKO SUPERLIGA E KOSOVË – Java 20
E shtunë, më 2 mars, ora 13:30
KEK-u – Feronikeli 0-1
Shënues: Rexha 41’
Llapi-Prishtina 1-0
Shënues: Januzi 47’