PSG ka mbërritur në Barcelonë, aty ku do të luajë takimin e parë të fazës së 1/16-ve me skuadrën blaugrana. Por pritja katalanase nuk ka qenë aspak ajo që mund të imagjinohej për presidentin e gjigantëve të Francës. Një grumbull tifozësh janë mbledhur pranë hotelit ku ekipi parisien do të qendroje, teksa në momentin e mbërritjes së Al Khelaifit kanë nisur me ofendime.
“Lere Mesin, hadut”, apo “bir k****” ishin disa nga shprehjet që vinin nga drejtimi i turmës. Dëshira e PSG-së për të siguruar shërbimet e Leo Mesit nuk ka lënë një shije të mirë në Barcelonë dhe këtë e dëshmojnë qartë pamjet e përcjella nga “El Chiringuito”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? ¡UFFFFF! ??
? El hombre que puede llevarse
a MESSI y RAMOS, gravemente
INSULTADO en BARCELONA.? Serían más precavidos si hubiesen escuchado a @jpedrerol en #JUGONES. pic.twitter.com/kY63dqtkvO
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 15, 2021