Liverpuli e ka humbur tërësisht busullën në javët e fundit. Djemtë e Jurgen Klop nuk po bindin në fushë dhe rezultatet flasin qartë për një krizë në radhët e të kuqve. Kur pritej që mbrëmjen e sotme të ndizej edhe më tepër lufta për titull, Guardiola vendos ta shuajë atë. Tekniku spanjoll i ka dhënë leksione homologut të tij në pankinën e Liverpulit, teksa Mançester Siti ka shkatërruar të kuqtë në “Anfield”.
Shifrat përfundimtare u fiksuan në 1-4 për qytetarët, të cilët u treguan të pamëshirshëm ndaj një prej rivalëve të tyre më të mëdhenj në Premier Ligë. Gundogan dy herë, Sterling dhe Foden ishin autorët e golave për Mançester Sitin, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi Salah nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithashtu protagonist në mënyrë negative është ktheyr edhe portieri Alison, që me gafat e tij ka falur dy gola për djemtë e Guardiolës. Me këtë humbje të thellë titulli bëhet një ëndërr për Liverpulin, që renditen në vendin e 4-t me 10 pikë më pak se Siti, që numëron një ndeshje më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOOOOL del Gundogan Liverpool 1-2 Machester City Error de Alison #LIVMCI https://t.co/h2ZtJYkIbk
— lea (@MESS10NICO) February 7, 2021
Up there with sterlings free kick and mahrez v Leicester https://t.co/vAkt34YRuQ
— O3 (@Killlani) February 7, 2021