Granada i hapi jo pak telashe Barcelonës mbrëmjen e sotme. Megjithëse në letër katalanasit prisnin tre pikët kundër vendit të parafundit në renditjen e La Ligës, diça e tillë nuk ndodhi. Bardhekuqtë siguruan një bërazim 3-3 në “Camp Nou”, duke zhgjënjyer shumë tifozë të Barçës.
Granada ka nxjerrë nga vetja Xavi-n. I njohur gjithnjë si një karakter i qetë, trajneri katalanas e ka humbur toruan pas pësimit të golit të parë. Kamerat kanë filmuar Xavi-n duke goditur me grusht stolin e pankinës, si një mënyrë për të shfryrë nervat e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
xavi is just like me pic.twitter.com/8yhWFIw7lv
— Aqsa (@aqsa_71) February 11, 2024