VIDEO/ Goli që do ta kishte zili edhe Lionel Mesi, Muçi ka rivalë të fortë për “garën e kujtesës” në Poloni

Shënon rrallë, por nëse Muçi tund rrjetën te Legia, me siguri që bëhet fjalë për kryevepër. Megjithatë një realizim i futbollistit shqiptar ka garë të fortë për t’u shpallur si më i bukuri i sezonit.

Në ditën e djeshme ishte Gornik që u ndesh kundër Wisla Krakow. Ndeshja përfundoi në shifrat 1-3, me golin e Yaw Yeboah që mori gjithë vëmendjen.

Sulnuesi ganez vallëzoi me topin në zonë duke trullosur kundërshtarët. Në fund topi do të përfundonte në rrjetë, me realizimin që na kujton yje si Messi dhe Maradona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *