VIDEO/ Goli për t’i rritur motivimin përpara Kombëtares, Endri Çekiçi e feston para ardhjes në Shqipëri

Endri Çekiçi ka arritur të tund rrjetën përpara mbërritjes te Kombëtarja. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të realizojë në përballjen që kishte Ljubjana kundër Koper në kampionat, e cila përfundoi në shifrat 1-1. Zuzvek realizoi në minutën e 16 të ndeshjes duke dërguar vendasit në avantazh.

Ndërkohë vetëm 10 minuta më vonë ndodhi një faull në zonën e Koper dhe penalltia i’u besua Çekiçit. Nga atje nuk mund të gabonte duke dërguar topin në rrjetë, megjithëse nuk është arritur që të merren tre pikët për të mbyllur detyrën në këtë transfertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *