VIDEO/ Goli në minutat e fundit vendos gjithçka, Flamurtari i mohon Bylisit kreun e Superiores

Flamurtari-Bylisi është mbyllur në një barazim me shumë emocione në shifrat 2-2. Golin e parë do ta gjenin vendasit falë Sukajt, që nuk do të gabonte me kokë. Por Guindo në minutat e fundit të pjesës së parë, do të sillte idenë e një përmbysje të mëvonshme të ballshiotëve, duke marrë parasysh se me Flamurtarin kanë ndodhur shpeshherë këto situata.

Ashtu edhe ndodhi në pjesën e dytë, por vetëm përkohësisht, pasi Guindo përmbysi shifrat. Atje kur pritej që Bylisi të merrte vendin e parë të Superiores, do të ishte një moment hezitimi në mbrojtje që solli edhe barazimin falë Nebihit. Por pavarësisht këtij goli të realizuar dhe pikës së marrë, Flamurtari nuk e ka marrë ende fitoren e parë në kampionat. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *