Luftëtari ka dinjitet edhe në këtë moment të vështirë që po përjeton në Superiore. Durrsakët kanë marrë një pikë në transfertë ndaj Teutës, duke bërë kështu surprizën e kësaj jave. Ekipi i Martinit kaloi shpejt në avantazh me Gomes, që nuk do të gabonte përpara portierit në minutën e 8, teksa mëkati ishte që gjuajtja e Emiliano Vilës me rrofeshatë përfundoi në traversë.
Ndërkohë kur pritej që takimit të përfundonte në shifrat 1-0, erdhi perla e Likës. Futbollisti i talentuar i Luftëtarit ka bërë një gol magjepsës nga një distancë e konsiderueshme me goditje dënimi. Menjëherë ka ardhur edhe festa si Kristiano Ronaldo nga protagonisti, ndërsa i gjithë stafi i bluzinjve ka shkuar për ta përgëzuar. /Sport Ekspres/
Teuta: Frashëri, Kuros, Hoxha, Hrjeliç, Todorovski, Avdyli, Aleksi, E. Vila, L. Vila, Kallaku, Gomes
Luftëtari: Shala, Isufi, Lala, Kukaj, Demo, Dragoshi, Açka, Lika, Oshafi, Çela, Mehmetllari