Qazim Laçi vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer në Turqi. Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist këtë sezon, duke dhënë asiste për shokët e skuadrës. Laçi ishte vendimtar edhe në përballjen e sotme kundër Antaliasporit.
Lojtari i Kombëtates kuqezi tundi rrjetën në minutën e 10 të takimit. Goli i tij nga pika e bardhë e penalltisë vulosi edhe fatin e lojës, teksa i dha fitoren minimale 1-0 Rizesporit.