Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit. Pikërisht në të 90, atje ku Dejvi Bregu ka dërguar topin në rrjetë për t’i dhuruar fitoren korçarëve.
Shumë tentativa të dështuara nuk kanë përfunduar në mënyrën e duhur nga ana e vendasve, që nuk ishin të saktë me konkretizimin e tyre dhe në një rast janë ndaluar nga traversa. Kjo ishte edhe frika më e madhe në Korçë, për dështimin në këtë ndeshje që ishin të detyruar për ta fituar, pas triumfit me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit. Por falë Bregut, Skënderbeu ka marrë tre pikët e radhës në kampionatin shqiptar. /Sport Ekspres/
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Nebihu, Qarri, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Vrapi, Kreshpa, Haruni, Ribaj